Turqit janë të parët në botë që kanë një anije pa pilot për luftë elektronike
Pas arritjes së suksesit global me avionët e saj luftarakë pa pilot, industria turke e mbrojtjes zbuloi së fundmi një anije sipërfaqësore të luftës elektronike pa pilot.
Bëhet fjalë për anijen Marlin, e zhvilluar në partneritet mes kompanisë më të madhe turke të mbrojtjes Aseslan dhe kantierit detar Sefine. Prodhuesi thekson se mund të përdoret në mënyrë më fleksibël sesa luftanijet konvencionale.
Ismail Demir, president i Industrisë Turke të Mbrojtjes (SSB), një institucion civil i krijuar nga qeveria për të menaxhuar industrinë e mbrojtjes së Turqisë dhe furnizimin me teknologji ushtarake, tha gjatë nisjes së anijes se Marlin do të ndryshojë rregullat në fushën e anijeve sipërfaqësore pa pilot.
Türkiye sahada oyun değiştirici olarak gösterilen SİHA’larından sonra, SİDA’larıyla da iddiasını ortaya koyuyor!
MARLIN SİDA dünyada elektronik harp kabiliyetine sahip ilk insansız suüstü aracı oldu!
Geriden gelen değil, öncü olan Türkiye!
Tebrikler 👏@aselsan@sefineofficial pic.twitter.com/N9XBbrbAew
— Ismail Demir (@IsmailDemirSSB) September 15, 2022