Momenti kur ish e dashura e Don Xhonit u sulmua në një ‘reality show’

Momenti kur ish e dashura e Don Xhonit u sulmua në një ‘reality show’

Modelja ruse, Arina Kim, për publikun shqiptar është bërë e njohur për shkak të lidhjes me reperin Don Xhoni.

Ajo u përfol për një kohë të gjatë në lidhje me këtë romancë, ndërkohë që pas ndarjes së tyre bëri edhe disa deklarata kundrejt artistit.

Duke qenë se tashmë është bërë shumë e përfolur në mediat rozë, ajo së fundmi u komentua për një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një incizim ku shihet duke u sulmuar në “Reality Dom” nga një tjetër pjesëmarrës i këtij spektakli.

Zeshkania po ashtu e kishte zbuluar rastin në një shkrim në rrjete sociale, por shumë menduan që i është dedikuar reperit nga Drenica. Duket se fjala ishte pikërisht për personin që e sulmoi brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Дом-2 (@reality_dom2)

Ky incident thuhet se ka ndodhur më 14 shtator të këtij viti.

Në videon e hedhur në llogarinë e faqes zyrtare, Arina shihet e shtrirë në shtrat ndërkaq që në një moment vjen konkurrenti tjetër dhe fillon ta tërheq atë.

Lirey u tha gjithashtu se kishte nisur një romancë dashurie me konkurrentin e lartpërmendur, Artem Grant.

Mediat ruse nga ana tjetër njoftuan se Arina Kim u sulmua nga konkurrenti Artem Grant, e që më pas u trajtua në spital.

E njëjta ishte pjesëmarrëse në një shou i ngjashëm si Big Brother.

 

LEXO EDHE:

Back to top button