Arbana Dehari mban ekspozitën e dytë ‘’Fmini e varfni’’
Arbana Dehari mban ekspozitën e dytë ‘’Fmini e varfni’’
Cilat ishin frymëzimet kryesore të piktores së re detajet rreth ekspozites ‘’Fmini e varfni’’.
Arbana Dehari piktorja e re në moshe mbajti ekspozitën e saj të dytë personale me piktura të titulluar ‘’Fmini e varfni ‘’ në Tetovë. E ftuar në programin Ditë e Re, në Alsat, Arbana rrëfeu për motivet kryesore të kësaj ekspozite me të cilen do të mbronte edhe temën e magjistratures.
Për më tej ajo u shpreh që ndër frymëzimet kryesore të këtyre krijimeve që shpesh herë i kanë konsideruar me nuanca të trishta, kanë qënë pikërisht gjendjet e ndryshme dhe të vështira nepër të cilat kalojnë fëmijët.
Dehari foli edhe për pritshmëritë e saja ndaj kësaj ekspozite duke thënë se ka pasur një mbështetje të madhe./alsat.m