Ia vendosi emrin djalit të tij Leo Cristiano, por nuk ka të bëjë asgjë me futbollin
Ia vendosi emrin djalit të tij Leo Cristiano, por nuk ka të bëjë asgjë me futbollin

Anësori i Aston Villas, Leon Bailey, thotë se djali i tij, Leo Cristiano, nuk mban emrin e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.
Xhamajkani pretendon se emri i foshnjës nuk ka të bëjë me futbollin, pavarësisht ngjashmërive të dukshme.
Leon dhe partnerja e tij, Stephanie, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në vitin 2020.
Dhe meqë e kanë quajtur djaloshin Leo Cristiano, padyshim që janë përballur me pyetje të shumta.
Por 25-vjeçari hodhi poshtë sugjerimet e tilla, duke këmbëngulur se ishte një zgjedhje personale.
Ai tha për gazetën gjermane Bild: “Nuk ka të bëjë fare me futbollin, por me mua dhe emrin tim”.
“Leo është një shkurtim i Leon. Dhe Leo është luani – unë jam një luan”, tha ai.
“Besoj se edhe djali im do të rritet me mentalitetin e të qenit luftëtar dhe lider”, shtoi ylli i futbolli
“Dhe Cristiano është një emër i mrekullueshëm që i shkon shumë Leos”.