Presidenti i Real Madridit përfundon në spital

Florentino Pérez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm mëngjesin e së martës në mushkëritë e tij, nga të cilat iu hoq një masë e infektuar. Ndërhyrja u zhvillua në spitalin Universitar “Puerta de Hierro” në Majadahonda dhe përfundoi rreth orës 11:30.

Prognoza e presidentit të Real Madridit nuk ishte e mirë, prandaj nuk mundi ta shoqëronte skuadrën në udhëtimin drejt Laipzigut, në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Florentino Perez, 75 vjeç, i cili ishte në sallonin e nderit të klubit të dielën e kaluar dhe pas takimit po bisedonte me disa lojtarë (ai i dha Modriçit një fanellë për 450 ndeshjet e tij).

Ai duhet të pushojë për disa ditë, përpara se t’i kthehet rutinës së tij të përditshme në krye të klubit mdrilen.

LEXO EDHE:

Back to top button