Projekt italian për trafik më të sigurt: Një robot ndihmon këmbësorët të kalojnë rrugën

“IPA2X” është një projekt eksperimental i zhvilluar në Milano për të demonstruar efikasitetin e robotëve në sigurinë e trafikut.
Italianët kanë kujtuar se si të ndihmojnë këmbësorët, të rinj dhe të moshuar. Ndihmësi i tyre quhet “IPA2X” dhe bëhet fjalë për një robot që ndihmon të moshuarit dhe fëmijët të kalojnë të sigurt në vendkalimin e këmbësorëve.
“IPA2X” është një projekt eksperimental i zhvilluar në Milano për të demonstruar efikasitetin e robotëve në sigurinë në trafik, shkruan “Revija HAK”.
Ai është i pajisur me një aparat fotografik dhe sensorë të ndryshëm për navigim, zbulon praninë e fëmijëve dhe është në gjendje të komunikojë me ata që qëndrojnë në timonin e makinës për t’i njoftuar ata për praninë e përdoruesve të pambrojtur të rrugës. IPA2X dërgon sinjale optike tek këmbësorët dhe shoferët në mënyrë që secili të marrë mesazhin e saktë, ashtu siç bëjnë tashmë semaforët.
I zhvilluar në nivel evropian dhe i financuar nga Eit Urban Mobility, roboti ndoqi nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë në shkollën Arcadia, që ndodhet në lagjen e Gratosoljo.
Ky robot vendoset mes automjeteve dhe këmbësorëve, duke u siguruar atyre një korridor të sigurt.