Juventusi gjen zëvëndësuesin e Alegrit në Premier Ligë

Juventusi po përballet me një fillim tjetër të vështirë të sezonit, duke qenë 10 pikë pas Napolit, liderit në Serie A dhe jashtë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga sezoni 2013/14 kur Antonio Konte ishte trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Presidenti Andrea Anjelli konfirmoi besimin e tij te Masimiliano Alegri muajin e kaluar, duke thënë se ai do të vlerësojë sezonin në qershor. Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025, por sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e “Bianconerëve” kanë filluar të mendojnë se 55-vjeçari nuk është njeriu i duhur për të nisur një cikël të ri fitues.

Prandaj, ata do të konsideronin rikthimin e Antonio Kontes në klub nëse Allegri përfundon një tjetër sezon pa trofe. Kontrata e Kontes me skuadrën londineze skadon në verë dhe ai ende nuk është ulur me drejtuesit e Spurs për të diskutuar një marrëveshje të re, sepse ai është i vetëdijshëm se mund të ketë një shans për t’u rikthyer te Juventusi në fund të sezonit.

Konte së fundmi i ka etiketuar si ‘mos-respektuese’ raportet që e lidhin atë me një rikthim në Juventus, por gjithashtu tha se ai do të diskutojë një marrëveshje të re me Tottenham ‘në kohën e duhur’.

Sipas Gazzetta dello Sport, Antonio Konte ka rregulluar marrëdhënien e tij me presidentin Andrea Anjelli pasi u largua nga klubi një ditë në para-sezonit 2014/15

LEXO EDHE:

Back to top button