Me një helikopter të MPB-së është shuar zjarri pranë malit të Pesjakut

Me një helikopter të MPB-së është shuar zjarri pranë malit të Pesjakut

Sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme me një helikopter “Bell 212” ka vazhduar shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën ndërmjet fshatit Krushicë dhe malit Pesjak e Kërçovë. Gjatë shuarjes së zjarrit janë hedhur 35 tonë ujë në një hark kohor prej gjashtë orësh e gjysmë. Zjarri është lokalizuar, gjë që ka penguar përhapjen e tij në fshatrat Koziçino dhe Dupjan.

“Ky është një tregues tjetër se MPB është në shërbim për qytetarët në të gjitha segmentet e punës së policisë dhe mbrojtja dhe siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thonë nga policia.

“Vitin e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Departamentin e Njësive të Aviacionit, për nevojat e Njësisë së Helikopterëve për qëllime policore, e cila ekziston në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga viti 1969 dhe është e pajisur me 3 helikopterë të markës “Bel”, njohën nevojat e shtetit për trajtimin më të suksesshëm të zjarreve, e në këtë mënyrë mbrojtje më të mirë të qytetarëve dhe pronës.

Për të mundësuar përdorimin me sukses të pajisjeve, është realizuar një trajnim ndërkombëtar nga policia sllovene, si për bartjen e ngarkesave të varura ashtu edhe për shuarjen e zjarreve. Të gjithë pilotët e njësisë së helikopterëve për qëllime policore kanë përfunduar me sukses trajnimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button