Bie tregtia me Shqipërinë, importet nga Serbia në Kosovë janë rritur për 58.7 milionë euro

Bie tregtia me Shqipërinë, importet nga Serbia në Kosovë janë rritur për 58.7 milionë euro

Me gjithë “përpjekjet e Kosovës” për t’i flakur tutje produktet serbe dhe të nxisë tregtinë me Shqipërinë, ajo ende s’është çliruar prej ‘varësisë’ importuese nga Serbia.

Vlera e importeve nga Serbia vazhdon të rritet kurse tregtia me Shqipërinë ka rënë pavarësisht nismave dypalëshe.

Duke cituar të dhënat zyrtare, BalkansInsight shkruan se në nëntë muajt e parë të vitin 2022, vlera e importeve nga Serbia u rrit për 27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një total prej 58 milionë e 700 mijë euro.

“Eksportet nga Kosova në Serbi u rritën rreth 48.5 për qind mbi të njëjtën periudhë, në 48 milionë e 700 mijë euro”.

“Në të kundërt, tregtia me Shqipërinë është ulur, pavarësisht takimeve vjetore të përbashkëta të kabinetit mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës që synojnë thellimin e lidhjeve ekonomike.”

Qeveria e Kosovës, në vitin 2018 e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte vendosur taksë doganore prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Taksa më pas u pasua me reciprocitet.

Por, pas zgjedhjes së kryeministrit Albin Kurti, taksa 100 për qind u hoq, pastaj edhe kryeministri që e pasoi Kurtin, Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit është konsiderua që do të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës, por Serbia vazhdon të mbetet eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button