Pr/buxheti para deputetëve, mbi 500 amendamente nga opozita

Projektbuxheti për vitin 2021 nga nesër është para deputetëve. Në dhjetë ditët e ardhshme, deputetët e pushtetit dhe opozitës do të diskutojnë rreth propozimit në komisionin amë për financim dhe buxhet. Janë dorëzuar gjithsej 528 amendamente. Shumica e amendamenteve janë nga VMRO-DPMNE-ja, edhe atë 390, dhe rreth njëqind të tjerët janë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Sipas pushtetit, buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm do të sigurojë rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë me Covid 19, ndërsa për opozitën buxheti i shtetit është përshtatur vetëm për nevojat e partive në pushtet. Për vitin e ardhshëm është planifikuar të shpenzohen pak më shumë se katër miliardë euro, dhe të grumbullohen të hyra në vlerë prej 3.4 miliardë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button