Alarmet për bomba rezultuan të rreme, por mësimi u ndërpres sërish
Alarmet për bomba rezultuan të rreme, por mësimi u ndërpres sërish

Gazetare: Ajnur Bafqari
Vazhdojnë kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit. (Atmosferë) …“Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski Korçagin ”, “Nikolla Karev” dhe ”Orce Nikollov” janë katër shkollat e mesme që rreth orës 9:30 pranuan mesazhe kërcënuese përmes postës elektronike, se në objektet e tyre janë vendosur bomba. Nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar menjëherë, ndërsa pas kontrolleve të detajuara, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në emisionin “Rruga Drejt” tha se hetimet po bëhen në disa pista. Ai nënvizoi se tashmë dihet se nga vijnë porositë dhe në çfarë mënyre, por tha se për vërtetim të dëshmive nevojitet ndihmë ndërkombëtare juridike.
“Do të mbetemi deri në fund të përkushtuar në zbulimin. Kemi disa indikacione të vogla për të cilat presim konfirmim. Dhe nëse konfirmohen do të sqarohen një pjesë e këtyre ngjarjeve, unë pres që kjo të ndodh shumë shpejt… Ka indikacione se në raste të caktuara të paraqitjes rezultojnë edhe lëvizje individuale, ndërsa mund të bëhet fjalë edhe për një grup më të madh. Kështu që analiza e hulumtimit bëhen në disa drejtime”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Ndërsa kërcënimet fillimisht bëheshin rreth orës 14:00 pra gjatë turnit të dytë në shkolla, ditët e fundit mesazhet e tillë mbërrijnë në mëngjes. Postat elektronike me alarme të rrejshme për bomba filluan t’u dërgohen shkollave nga data 26 tetor. /Alsat.mk