​Erdogan: Zgjatja e marrëveshjes së drithit do të ishte vendimi i duhur

​Erdogan: Zgjatja e marrëveshjes së drithit do të ishte vendimi i duhur

Do të ishte vendimi i duhur për palët që të zgjasin marrëveshjen e eksportit të drithit në Detin e Zi, e cila do të skadojë më 19 nëntor, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Unë mendoj se do të ishte gabim të vendosej një kufi kohor atje. Ne u thamë atyre (Rusisë dhe Ukrainës) se sa më gjatë ta mbajnë këtë marrëveshje, aq më e saktë do të jetë”, u tha Erdogan gazetarëve në avionin presidencial që kthehej nga udhëtimi në Uzbekistan.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll më 22 korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Moskë-Kiev në shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Palët po negociojnë aktualisht një zgjatje dhe zgjerim të mundshëm përtej afatit të 19 nëntorit, ndërsa Erdogan ka thënë se Ankaraja është e vendosur të transferojë drithin dhe plehrat ruse në vendet më pak të zhvilluara.

Erdogan tha se gjëja “më e rëndësishme” për Turqinë është të operojë marrëveshjen e korridorit të drithit grurit dhe të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës drejt paqes.

LEXO EDHE:

Back to top button