Juve rikthehet fusishëm, Interi dhe Milani marrin atë që kërkojnë

Drejtori Mario Sconcerti analizoi në “Corriere della Sera” zhvillimet e fundit në Serie A.

 

“Pika e kthesës së Juves është në nivelin e personalitetit, të besimit të përgjithshëm. Juve duket sikur ka lidhur besën për titullin, është kthyer ‘i mirë stërvitur’, me lojtarë më shumë në dispozicion. Sikur papritur e gjeti veten buzë humnerës me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe nuk e pranoi dorëzimin. Tani ka hyrë në fushë. Skuadra e Allegrit nuk luan shumë mirë, por përballë rezultateve kjo bëhet thuajse e papërfillshme…

 

Interi luan më mirë, herë pas here është sërish spektakolar, por edhe këtu është e vështirë të mendosh se ka ndikuar vetëm mungesa e Brozoviçit. Për më tepër, “zikaltrit” vazhdojnë të pësojnë shumë gola. Por ka një kërkim shtesë loje, një koncept superioriteti që duket se i bën të gjithë të argëtohen.

 

Milani merr atë që kërkon, mbetet në ndjekje të Napolit, edhe nëse është më pak brilant. “Kuqezinjtë” u kufizuan për një kohë të gjatë nga driblimi i Fiorentinës, Leao hoqi pak trishtimin nga supet, ishte pothuajse gjithmonë i pandalshëm.

 

E gjitha kjo bukuri e vogël do të jetë pak e dobishme, megjithatë, nëse Napoli kthehet në fushë në janar me të njëjtën lehtësi loje të treguar deri tani. Dallimi i skuadrës së Spallettit me pretendentët e tjerë të Serie A ishte mbresëlënës”.

LEXO EDHE:

Back to top button