Fetahu: BFI-ja do të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e shëndetit

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu në Programi 200 derisa komentoi deklaratën e ish kreut të këtij institucioni se Korona është e vdekur, u shpreh se ajo deklaratë ishte në kundërshtim me vendimin e Rijasetit dhe u zotua se institucioni që ai tani drejton do të respektoj dhe zbatoj masat dhe protokollet e  Qeverisë në luftën kundër Kovid-19, si dhe se do të angazhohet për të ngritur vetëdijen e besimtarëve në ruajtjen e shëndetit.

BFI-ja edhe në kohën e  ish Reisit menjëherë me konstatimin e rrezikshmërisë së kësaj sëmundje si dhe ndërmarrjes së masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe  rekomandimeve të OBSH-së, BFI respektivisht Rijaseti i saj menjëherë solli vendime konformë rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë,  duke iu dhënë obligime, xhematëve,  Xhamive, kryesive të Xhamive dhe Myftinive që të sillen në objektet fetare konformë këtyre rekomandimeve. Ndërsa deklaratat e ish kreut kanë qenë jashtë rekomandimeve që i sollëm ne si Rijaset i BFI-së. Me ardhjen tonë ne i dhamë një rëndësi të veçantë kësaj çështje duke e parë rrezikun e madh që po na kanoset, neve dhe besimtarëve, duke u nisur nga parimet e fesë islame se shëndeti është diçka e shenjtë dhe se ne duet maksimalisht të kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes së besimtarëve për mbrojtjen e shëndetit të secilit njeri”, deklaroi Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

LEXO EDHE:

Back to top button