Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, mund të mbyllen hetimet për Trump

Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, mund të mbyllen hetimet për Trump

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë në 4 vjet në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke i dhuruar presidentin Joe Biden një Kongres të ndarë më dysh, ku demokratët nga ana tjetër kontrollojnë Senatit.

Sipas projeksioneve të CNN dhe NBC, tashmë republikanët mund të marrin mazhorancën. Kreu i Shtëpisë së Bardhe, Joe Biden reagoi për këtë çështje duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e spikeres së Dhomës, Nancy Pelosi, një nga kundërshtaret më të forta të Trump.

Tashmë sytë janë te lëvizjes e radhës së republikanit Kevin McCarthy, i cili e ka fituar nominimin për spiker të Dhomës, por nuk i ka ende numrat për t’u zgjedhur dhe duhet të lobojë ashpër në javët në vijim për t’i siguruar ato deri në janar.

Një ndër vendimet e para të Dhomës republikane të Përfaqësuesve pritet të jetë shpërndarja e komisionit hetimor për ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, kur u sulmua Kapitoli nga mbështetësit e ish presidentit Trump.

Ndërkohë, që Kevin McCarthy i duhen votat e republikanëve skeptikë, janë pikërisht këta të fundit që i kërkojnë atij të deklarojë qartazi nëse do të nisë një hetim për djalin e presidentit, Hunter Biden, tërheqjen nga Afganistani dhe menaxhimin e pandemisë.

Pas këtyre zhvillimeve të fundit, presidenti Biden deklaroi se në këto zgjedhje, qytetarët dënuan dhunën politike, intimidimin. Sipas tij, qytetarët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre dhe ruajtjen e demokracisë.

“Amerikanët duan që të përqendrohemi në tema që e bëjnë jetën e tyre më të mirë. Do të punoj me këdo, republikanë apo demokratë për t’iu ofruar më të mirën qytetarëve”, u shpreh Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button