Shpërthim në Irak: Gjashtë persona të vrarë dhe 30 të plagosur

Shpërthim në Irak: Gjashtë persona të vrarë dhe 30 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur sot në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një shtëpi në qytetin Sulaymaniyah në Irak.

Zjarrfikësit arritën të frenojnë zjarrin, i cili dëmtoi disa shtëpi dhe shkatërroi të paktën pesë automjete, raportoi reuters.

“Më shumë se 20 persona ishin të pranishëm në shtëpinë në të cilën ndodhi aksidenti, tetë persona u dërguan në spital dhe aktualisht janë 10-12 persona, përfshirë fëmijë, nën rrënoja”, tha një dëshmitar okular.

Policia njoftoi se të paktën tre shtëpi janë dëmtuar plotësisht nga shpërthimi i ndodhur në hapësirën mbi kuzhinë, ku ishte vendosur bombola e gazit.

Zjarrfikësit janë ende në kërkim të njerëzve nga shtëpitë e shembura dhe zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.

Ndryshe, Sulaymaniyah është një qytet në veri të Irakut dhe cak i sulmeve terroriste të ISIS-it.

LEXO EDHE:

Back to top button