Mumje me një gjuhë të artë, arkeologët zbulojnë varre të lashta në Egjipt
Mumje me një gjuhë të artë, arkeologët zbulojnë varre të lashta në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar varre të lashta në të cilat ishin vendosur mumje me gjuhë të artë, një shenjë e mundshme mitologjike për jetën e përtejme. Autoritetet thonë se një numër mumjesh u gjetën në nekropolin Qewaisna, një vend varrimi në Egjipt me qindra varre nga periudha të ndryshme të historisë së vendit.
Mendohet se gjuhët e tyre mund të jenë hequr gjatë balsamimit dhe janë zëvendësuar me objekt ari, në mënyrë që i ndjeri të mund të fliste me Osiris-in në jetën e përtejme.
Në mitologjinë egjiptiane, Osiris është ‘Zoti i nëntokës’ dhe “gjykatësi” i të vdekurve dhe një nga perënditë më të rëndësishme të Egjiptit të lashtë.
Sipas mitit, Osiris, perëndia e të vdekurve, u vra dhe u nda në copa që u shpërndanë nëpër Egjipt. /abcnews.al/