Elon Musk rikthen llogaritë: Twitter ofron “amnisti” për profilet e pezulluara

Elon Musk rikthen llogaritë: Twitter ofron “amnisti” për profilet e pezulluara

Pronari i ri i gjigandit të rrjeteve sociale, Elon Musk ka ndërmarrë një tjetër hap drastik për kompaninë.

Multimilarderi ka shpallur një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara në Twitter, një veprim që ngjalli debate të forta pasi besohet se në platformën e mediave sociale do të riktehen aktivistë që nxisin urrejtje.

Vendimi i Musk erdhi pas një sondazhi që ai zhvilloi në faqen e tij zyrtare, ku ka pyetur përdoruesit e Twitter nëse llogaritë që “nuk kanë shkelur ligjin” duhet të kthehen në sërish në plaformën.

Më shumë se 3.1 milionë përdorues të Twitter iu përgjigjën sondazhit të Musk, me 72.4% të tyre që votuan “Po”. Ai përdori gjithashtu një frazë latine që përkthehet në “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Disa llogari, si ajo e ish-presidentit amerikan Donald Trump, janë rikthyer tashmë nga Musk. Musk ka riaktivizuar gjithashtu llogaritë në Twitter të reperit Ye, i njohur si Kanye West dhe influencuesit Andrew Tate.

Disa ditë më parë, ceo i teslas vendosi të mbyllë zyrat në Bruksel duke pushuar nga punë mijëra punonjës. Referuar mediave, Twitter ka pushuar drejtuesit e lartë dhe rreth 3,700 punonjës.

Ndërsa më shumë se 1000 punonjës dhanë dorëheqjen. Njeriu më i pasur në botë bleu Twitter për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button