Mësoni se kush janë personat e ngjajshëm me yjet e futbollit

Shumë njerëz të thjeshtë kanë ngjashmëri të jashtëzakonshëm me persona të famshëm, ku çuditërisht kjo gjë është kthyer edhe në biznes për këta persona.

Një nga këta persona është Beëar Abdullah, i cili i ngjanë shumë yllit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo. Kjo ngjashmëri me Ronaldo, ka bërë që Abdullah të ketë mbi 1,3 milionë ndjekës në Instagram dhe sigurisht të thirret për festat e fëmijëve kundrejt pagesës që t’i argëtojë ata me pamjen e tij të idhullit të tyre.

Alejandro Pereira Negreiros është një tjetër person i cili ngjason me yllin argjentinas, Leo Messi. Ai ka thënë se kur punonte në një dyqan ëmbëlsirash në Brazil, ngatërrohej me Messin dhe u bë viral në vitin 2017. Pasi një koleg shpërndau foton e tij në rrjetet sociale duke treguar se sa ngjashmëri ka me Messin, Alejandro filloi të fitonte shumë ndjekës në rrjetet sociale duke e kthyer kështu profilin e tij në një biznes ku përfitonte të ardhura.

Reece Ford është sozia e Kylian Mbappe. Ai është një djalosh që në fakt njihet për pjesëmarrjen e tij në botën e shoëbiz-it, por britaniku është i njohur gjithashtu edhe për faktin se ka ngjashmëri të dukshme me yllin francez./abcnews.al

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button