U arrestua themeluesi i shkëmbimit të kriptove FTX
Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të dështuar të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas, raportoi BBC

Prokurorët federalë amerikanë ngritën padi penale kundër tij në Nju Jork. Benkman-Fried konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur sot, por ditët e fundit ai ka trazuar opinionin pasi është akuzuar për mashtrim.
Sipas policisë, 30-vjeçari Sam u arrestua për shkelje financiare të ligjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bahamas. Muajin e kaluar FTX bëri kërkesë për falimentim në SHBA, duke i lënë përdoruesit të paaftë për të tërhequr fondet e tyre.
Sipas të dhënave të gjykatës, FTX i detyrohet afro 3.1 miliardë dollarë 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj. Është e paqartë se sa para do të mund të marrin njerëzit pas falimentimit, por ekspertët paralajmërojnë se ka të ngjarë të jenë shuma të vogla.
Shkëmbimi FTX i lejoi përdoruesit të tregtonin para të vërteta për kriptovaluta të tilla si Bitcoin.
New York Times raportoi se Sam përballet me akuza për mashtrim dhe pastrim parash.
USA Damian Williams: Earlier this evening, Bahamian authorities arrested Samuel Bankman-Fried at the request of the U.S. Government, based on a sealed indictment filed by the SDNY. We expect to move to unseal the indictment in the morning and will have more to say at that time.
— US Attorney SDNY (@SDNYnews) December 12, 2022