Përditësimi i madh i Windows: Rregulloi gati 50 dobësi sigurie

Përdoruesit këshillohen të instalojnë menjëherë përditësimin më të fundit për sistemin operativ Windows.

Microsoft ka lëshuar një përditësim të rregullt në formën e Patch Tuesday 2022, i cili sjell “arna” për një sërë dobësish të sigurisë në Windows.

Përditësimi sjell “arna” në Windows 10 dhe Windows 11 dhe rregullon gjithsej 49 dobësi. Dobësitë e përmendura klasifikohen si “kritike” sepse ato çojnë në ekzekutimin e kodit në distancë.

Përditësimi është i disponueshëm për Windows 11 Versioni 22H2, Windows 11 Version 22H1 dhe të gjitha versionet e mbështetura të Windows 10, dhe më shumë detaje janë të disponueshme KËTU.

LEXO EDHE:

Back to top button