Mesfushori maroken në radarin e Jyrgen Klopit

Një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në Kupën e Botës për Marokun, ishte Sofijan Amrabat. Sigurisht, një paraqitje e një niveli kaq të lartë, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga “top” klubet europiane të cilat tashmë kanë nisur betejën për të bindur Amrabat.

Ky i fundit ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit Jyrgen Klop te Liverpulli, teksa sipas francezes “Foot Mercato”, vet tekniku gjerman pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Amrabat. Megjithatë, për të bindur klubin e Fiorentinës të lërë të lirë yllin e saj në janar nuk do të jetë aspak e lehtë me “vjollcët” që e kanë lojtarin nën kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk e lënë të lirë pa një ofertë prej minimalisht 40 milionë paund.

Gjithsesi, dëshira e vetë Amrabat mund të bëjë diferencën në këtë rast pasi mesfushori është i prirur për një transferim në Premier Ligë. Sakaq, në garë për Amrabat është edhe Totenhami i Antonio Kontes, por edhe Atletiko Madridi në La Liga. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button