Benzema, nuk ndjek më shokët e kombëtares në rrjetet sociale

Karim Benzema dhe Franca humbasin çdo lidhje. Pasi sulmuesi refuzoi të udhëtonte drejt Katarit qoftë edhe për të ndjekur kombëtaren si një tifoz i thjeshtë në finale, së fundmi lojtari i Real Madrid e dërgon inatin e tij me “Blutë” në një tjetër nivel. Tashmë, Benzema nuk ndjek në rrjetet sociale më as një lojtar të kombëtares përjashtuar Tçouamenin me Kamavingën me të cilët luan te Real Madrid, Varane, ish-shokun e tij te Reali, Mbape, si dhe Markus Turam.

Pjesa tjetër e kombëtares, tashmë nuk është më në Instagramin e sulmuesit duke konfirmuar se Benzema nuk ka pasur një raport miqësor jo vetëm me trajnerin Didier Deshamp, por edhe me shokët e skuadrës.

Nga ana tjetër, Benzema vijon të ndjekë në rrjetet sociale, Zinedin Zidan, i cili është edhe një opsion konkret për të marrë drejtimin e “Gjelave” në rast se Deshamp vendos të largohet dhe vetëm me “Zizu”, 35-vjeçari mund ta rishikonte vendimin e tij për t’u larguar nga ekipi i Francës./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button