Irani dënon me vdekje një banor të Luksemburgut

Irani dënon me vdekje një banor të Luksemburgut

Ministria e Jashtme e Luksemburgut tha se një qytetar i saj është dënuar me vdekje në Iran.

Një zëdhënës i kësaj ministrie konfirmoi këtë lajm për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, edhe pse nuk pranoi që të identifikojë personin e dënuar.

Ky person është përshkruar si banor i Luksemburgut, me prejardhje iraniane, por që nuk ka shtetësi të Luksemburgut. Ende është e paqartë se për çfarë akuzash është gjetur fajtor i dënuari, në kohën kur Irani është përfshirë nga një valë protestash pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim.

Vdekja e Mahsa Aminit, që u arrestua nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës, ka nxitur protesta mbarëkombëtare në Iran./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button