Djali i Ronaldos braktis “Djajtë e Kuq” dhe zbarkon në Spanjë
Pas lamtumirës së hidhur të Kristiano Ronaldos me Mançester Junajtedin, djali i tij gjithashtu u largua nga klubi anglez, pasi shënoi 50 gola në 20 ndeshje për U14 të “Djajve të Kuq”.
Sipas mediave spanjolle, derisa babai pritet të nënshkruajë një marrëveshje shumë milionëshe me Al-Nassr në ditët në vijim, djali i tij pritet të nënshkruajë me Real Madridin, klubin ku Kristiano Ronalo bëri histori.