Zbulohet “toka e dytë”, 100 vite dritë larg

Zbulohet “toka e dytë”, 100 vite dritë larg

Teleskopi hapësinor TESS i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ka zbuluar një tjetër ekzoplanet të ngjashëm me tonin. Ky është TOI 700e, i cili ndodhet në një distancë prej rreth 100 vite dritë dhe është sa 95% e madhësisë së Tokës , është pak më i vogël, ndërsa sipas pamjeve është edhe shkëmbor. Kjo “Tokë e dytë” duket se po rrotullohet rreth yllit të saj në një distancë të përshtatshme për ekzistencën e ujit të lëngshëm dhe zhvillimin e jetës. Astronomët kishin zbuluar më parë tre planetë në të njëjtin sistem. Ky i fundit gjithashtu lëviz në një perimetër që e bënë të mundur jetesën dhe i ngjan Tokës.

LEXO EDHE:

Back to top button