Lebron Xhejms ka vendosur se ku do të mbyll karrierën

Ylli i Los Anxhelos Lejkers, LeBron Xhejms do vazhdojë në karrierën e tij në ekipin ku ndodhet aktualisht. Sipas gazetarit, Zak Lov, nga ‘ESPN’, LeBron dëshiron të qëndrojë në Los Anxheles pavarësisht formës jo të mirë që ata aktualisht po kalojnë, përcjell lajmi.net.

“Unë vazhdoj të dëgjoj se ai dëshiron të qëndrojë me Lejkersat. Ai dëshiron ta përfundojë karrierën këtu, por megjithatë komentet e tij duhet të interpretohen se durimi i tij nuk është i pafund, por nëse kjo është ende diçka që e ndërlikon situatën, ndoshta do të ndryshojë. Por nëse më detyroni të vë bast, unë prapë do të vë bast se ai do ta mbyllë karrierën e tij me Lejkersat. Dhe unë jam mjaft i sigurt për këtë”, tha ai në podkastin ‘The Loëe Post’.

Mbetet të shihet nëse Xhejms do të mbyll me të vërtetë karrierën në Los Anxhelos Lejkers./

LEXO EDHE:

Back to top button