Fanella e Mesit kundër Ronaldos, vazhdon të shtojë vlerën në ankand

Shumica kanë shkruar për “Vallëzimin e Fundit” të Lionel Mesit kundër Kristiano Ronaldos, por askush nuk e di nëse është ndeshja e tyre e fundit.

Disa paguan miliona për të blerë bileta për të parë ndeshjen e Lionel Mesit me PSZH kundër Kristiano Ronaldos me ekipin e përzier nga Al Nasr dhe Al Hilal në Riad. Ndeshja u luajt të mërkurën dhe skuadra e Messit mundi skuadrën e Ronaldos me rezultat 5-4.

Pas kësaj fanella e Parisit e firmosur nga ylli argjentinas u hodh në ankand nga francezët me një çmim fillestar prej 89 dollarë dhe tashmë i ka kaluar 20 mijë euro. Megjithatë, sipas vlerësimeve, në ditët në vijim do të kalojë 40 mijë euro. /albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button