Fjalët e para të Kanselos në fanellën e Bajernit  

Zhoao Kanselo është një lojtar i ri i Bajern Munihut. Lojtari portugez është prezantuar zyrtarisht nga klubi bavaraz, ku gjithashtu ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i kampionit aktual të Gjermanisë.

 

 

“Bajerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motivim i madh për mua që të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. E di që kjo skuadër jeton vetëm për të fituar tituj dhe e bën këtë gjë çdo vit. Jam i uritur për fitore, do të jap gjithçka”, është shprehur Kanselo. /abcnews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button