Liverpulli nuk e vazhdon kontratën mesfushorit që e bleu për 60 mln euro!?

Skuadra e Liverpullit ka vendosur të mos i rinovojë kontratën mesfushorit nga Guniea, Naby Keita. 27-vjeçari luan me “reds” që prej vitit 2017 dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, por ajo nuk do t’i rinovohet.
Lajmin e konfirmon “Sky Sports”, që shton se Keita mund të rikthehet në Bundesligë, ku dhe luante me Leipzig, para se të transferohej në Premier League. Janë disa skuadra gjermane që kanë shfaqur interes për mesfushorin, 127 ndeshje e 11 gola me Liverpullin.
Duket se trajneri Jurgen Klopp nuk është shumë i kënaqur nga Keita, që këtë sezon e ka aktivizuar vetëm në 6 ndeshje në kampionat. Për këtë arsye, palët kanë vendosur të divorcohen, ndaj Keita po sheh mundësinë që të luajë sërish në Gjermani.
Mesfushori nga Guniea i kshthoi 60 milionë euro Liverpulli në vitin 2018, kur u ble nga “The Reds”, ndërsa tani ai do të largohet me koston zero.