“The Chiefs” sërish janë më të mirët në “Super Bowl”
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2023/02/Kansas-City-Chiefs-quarterback-Patrick-Mahomes-15-is-interviewed-by-Terry-Bradshaw-780x470.jpg)
Për herë të dytë në katër vjet, Kansas City Chiefs janë kampionë të Super Bowl. “The Chiefs”, të udhëhequr nga qendërmbrojtësi yll Patrik Mahomes, mundën Philadelphia Eagles 38-35 në Glendale, Arizona.
Harrison Butker realizoi një gol prej 27 metrash me tetë sekonda të mbetura dhe arriti fitoren. Ndërkohë Mahomes u emërua lojtari më i mirë i lojës. Ai gjithashtu u emërua MVP i ligës, ditë më parë.