Ky vend zyrtarisht nuk ka më qen endacakë!

Holanda është bërë zyrtarisht vendi i parë në të cilin nuk ka qen endacakë në rrugë. Përpjekjet afatgjata të shtetit dhe komuniteteve lokale kanë dhënë frytet e tyre sepse problemi me qen të tillë është eliminuar pa praktikuar eutanazinë.
Shumë burime konfirmojnë se Holanda ka pasur një popullsi të madhe qensh që nga shekulli i 19-të, kur mbajtja e një qeni konsiderohej një simbol statusi. Mirëpo, gjatë së njëjtës periudhë, ndodhi një epidemi e tërbimit, e cila rezultoi në braktisjen e shumë qenve. Që atëherë, Holanda është përpjekur ta zgjidhë problemin në mënyra të ndryshme.
Ndër masat e para është kastrimi dhe sterilizimi i detyrueshëm, si dhe kujdesi veterinar për çdo qen. Këto aktivitete financoheshin nga shteti. Ligji u ndryshua shpejt për të futur gjoba të rënda, madje edhe burg, për neglizhencë dhe abuzim me kafshët shtëpiake.

Ajo që kontribuoi më shumë ishin fushatat e strehimit, të cilat u mbështetën pothuajse nga të gjithë qytetarët. Sipas disa burimeve, edhe 90 për qind e banorëve adoptuan një qen endacak pas fushatave. Përveç kësaj, taksat më të larta vendosen për blerjen e qenve.
Holanda ka gjithashtu një të ashtuquajtur “polici të kafshëve” që është e ngarkuar me kujdesin dhe kontrollin e kushteve në të cilat jetojnë kafshët, si dhe nëse ato janë të mirëpritura në restorante, dyqane dhe vende të ngjashme.