Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja, gjegjësisht ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,27% në raport me vendimin e datës 8.2.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg dhe do të jetë 42,197 den/kg.
Nga data 14.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 42,197 (denarë/kilogram)