Meklaren dhe Aston Martin, synojnë të jenë mes tri skuadrave më të mira

Me sezonin e ri të Formula 1 në prag, skuadrat pjesëmarrëse po kryejnë një e nga një prezantimet e makinave të tyre. Së fundi kanë zbuluar “sekretet” e tyre makinat MekLaren dhe Aston Martin, që këtë sezon synojnë të jenë mes tri skuadrave më të mira.

Makina Aston Martin e këtij viti do të quhet “AMR23” dhe do të pilotohet nga veterani spanjoll Fernando Alonso e kanadezi Lans Stroll. Skuadra britanike shpreson shumë që përvoja e Alonso, ardhur këtë vit, të ndihmojë në paraqitjen në pistë, një makinë me mjaft risi.

Pritshmëri të mëdha ka për këtë sezon edhe makina Meklaren, që feston 60-vjetorin e saj në Formula 1. Për këtë arsye, makina quhet “MCL60” dhe do të pilotohet nga britaniku Lando Norris dhe australiani Oskar Piastri. Ky i fundit është një debutues në Formula 1 dhe shpreson të ndihmojë makinën britanike të kapë podiumin.

LEXO EDHE:

Back to top button