Tre futbollist rikthehen nga huazimi, Reali mban vetëm njërin prej tyre

Brahim Diaz, Reinier dhe Antonio Blanko pritet të kthehen te Real Madrid pasi afati i huazimit të tyre skadon në verë dhe një nga këta lojtarë do të mbahet nga Madridi.

Edicioni spanjoll i “Relevo” raporton se “Los Blancos” duan që Diaz të hyjë në ekipin e parë, pasi ai performoi mirë te Milani. Kontrata e tij aktuale me Real Madridin është deri në vitin 2025, por ata duan t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re deri në vitin 2027. Por nuk ka plane të mëdha për Reinier dhe Blanko-n. Diaz ka shënuar 7 gola në 24 ndeshje për “kuqezinjtë” këtë sezon.

Dy lojtarët e tjerë nuk janë aq të suksesshëm. Reinier nuk luan as në Xhirona-n në ekipin e parë, dhe Blanko luan rregullisht te Alaves në La Liga 2.

LEXO EDHE:

Back to top button