Barcelona pa dy yjet e mëdha në “Old Traford”

Skuadra e Barcelonës nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi sonte kundër Man. Junajtedit. Përveç kësaj, skuadra katalanase do të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit.

Dy yjet, Gavi e Pedri do të humbasin ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në ” Old Trafford”. Pedri ka pësuar një lëndim muskular, i cili u detyroi të largohej nga fusha dhe sipas informacioneve të para pritet të mungojë 3-4 javë, ku do të humbas edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër real Madridit.

Ndërsa Gavi do të mungoj pasi u ndeshkua me karton të verdhë dhe nuk mund të luaj në ndeshjen e radhës të Ligës Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button