Mësohen çerekfinalistët e parë, nxitjet vazhdojnë në Munih e Londër

Tashmë gjithçka është zyrtare. Çellsi dhe Benfika janë 2 ekipet e parë që arrijnë në çerekfinalet e edicionit të këtij viti, në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve, “blutë” e Londrës mposhtën Borusia Dortmund me rezultatin 2-0, duke hedhur poshtë avantazhin minimal 1-0, që Borussia Dortmund arriti në ndeshjen e parë. Në anën tjetër, Benfika “shpërfytyroi” belgët e Klub Bruzhit duke kaluar në raundin tjetër pas 2 fitoresh radhazi, me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

Sonte do të zhvillohen dhe 2 përballje të tjera për raundin e 1/8-ve, ku në “Allianz Arena”, Bajern Munihu do të presë “gjigandët” francezë të PSZH-së.

Ndërkohë në “Uajt Hart Lejn” do të luhet “akti i dytë” i përballjes në mes Totenhamit dhe Milani Kujtojmë se të dyja sfidat do të nisin në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button