Ançeloti, nuk e do vetëm një skuadër në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti foli për Movistar në fund të ndeshjes së fituar kundër Liverpull-it që e çoi Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne luajtëm mirë, nuk u mbrojtëm me blloqe të ulëta. Luajtëm lojën që donim të luanim. Liverpooli është një klub zotërinjsh. Ata bënë homazhe për Amancio dhe ishte shumë bukur nga ana e tyre.
Me kë do të përballeni në çerekfinale?
“Nuk e di, por do të doja që Milani të ishte në finale, jo në çerekfinale,” tha mes tjerash Ançeloti.