Gazetari i Alsat, Adnan Qaili fitues i çmimit për storjen më të mirë
Gazetari i Alsat, Adnan Qaili fitues i çmimit për storjen më të mirë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka ndarë çmimet vjetore për gazetari. Çmimin për gazetari Hulumtuese “Jashar Erebara” e mori rrjeti hulumtues IRL, për dokumentarin “Gjaku i papastër”. Gazetari i Alsat, Adnan Qaili e mori çmimin për storjen më të mirë rajonale dhe lokale për “Rafinerinë ilegale” në fshatin Kostërnik të Kumanovës. Komisioni e ndau këtë çmim për raportimin një javor të gazetarit Qaili, storja e të cilit parandaloi një katastrofë ekologjike në vend një vit më parë. Ndërkohë çmimi për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov”, iu nda gazetarit të pensionuar, Dragan Gjorgjovski.
“Ishin vetëm 5 ditë që u deshtë të bëjmë këtë raportim nga vendi i ngjarjes, aty unë jetoj dhe 200 banorët tjerë ishim të rrezikuar nga kjo katastrofë ekologjike dhe ne ja arritëm që ta mbyllim, duke iu falënderuar gjithë ekipit të TV Alsat, si redaktorëve, operatorëve dhe kameramanëve dhe kolegëve të mi që më mbështetën dhe ne arritëm të ia dalim!” Fillimisht, ata na ofruan që të na bëjnë të heshtim përmes dhuratave, ne nuk i pranuam. Pastaj, filluan kërcënimet, sërish ishin të papranueshme dhe kur i kaluam këto stade ne morëm mirënjohjen e përjetshme jo vetëm nga banorët por nga i gjithë rajoni i Kumanovës, të cilët tani frymojnë lirshëm!”, deklaroi Adnan Qaili, Gazetar i Alsat.