Tushel: Do të mbaj një profil të ulët, edhe në respekt të Nagelsmanit

Tomas Tushel debutoi me fitore në stolin e Bajern Munihut, teksa rekordmenët gjermanë mposhtën në “Allianz Arena” me rezultatin 4-2, Borusia Dortmundin. Bavarezët u ngjitën në krye të Bundesligas me dy pikë më shumë se Dortmund me skuadrën e Tushel që tashmë nis rrugën drejt titullit të radhës.

Pas sfidës, tekniku Tushel theksoi se tashmë skuadra është në pozicionin e duhur ndërsa shtoi se në respekt të punës së ish-trajnerit Julian Nagelsman, mund të mos festojë me lojtarët në fushë në pjesën e mbetur të sezonit.

“Fitorja ndaj Dortmund na ngjit në krye të kampionatit, do të thotë se tashmë jemi aty ku duhet. Tani nis një garë e cila do të vazhdojë deri në fundin e kampionatit dhe duhet të bëjmë punën tonë në ndeshjet pasardhëse. Kjo është jeta te Bajern Munihu dhe tani e kemi fatin në dorën tonë. Kam vendosur të mbaj një profil të ulët, edhe në respekt të Nagelsmanit.

LEXO EDHE:

Back to top button