Ndeshjet ndaj Benfikës, janë vendimtare për Simone Inzagin

“Tuttosport” e nis ditën me titullin “Inter, ultimatum Inzagit: Chivu nëse tekniku italian shkarkohet, Conte ose De Zerbi për të ardhmen”.
Simone Inzagi me humbjen ndaj Fiorentinës ka arritur në 10 disfata në kampionat dhe pozicioni i tij nuk është më solid si dikur. Dy përballjet në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës do të jenë vendimtare për fatin e trajnerit zikaltër.
Nëse ai dështon, trajneri i Primaverës, Kivu do të jetë në stolin ziklaltër deri në fund të sezonit. Për sezonin e ardhshëm, flitet për një rikthim të Antonio Konte-s dhe Roberto De Zerbi.
Me teknikun e Brajtonit thuhet se po merren informacione rreth klauzolës dhe shifrave të pagesës, ndërsa për Konten duhet zgjidhur pengesa që lidhet me keqkuptimet e trajnerit me Ausilion, drejtorin sportiv.