Macja kërcen mbi imamin teksa falte namazin

Macja kërcen mbi imamin teksa falte namazin

Gjatë lutjeve për Ramazanin, një mace ka kërcyer mbi imamin teksa ky i fundit ndodhej para besimtarëve myslimanë duke falur Ramazanin.

Ngjarja ka ndodhur në Bordj Bou Arreridj të Algjerisë, kur macja kërcen krejt papritur mbi imamin dhe ky i fundit nuk shqetësohet por e merr atë në krahë, dhe më pas ajo i hipën mbi shpinë.

Pamjet të cilat u transmetuan drejtpërdrejt kanë bërë xhiron e botës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, transmeton BBC.

Imami Velid Mehsas ishte duke falur teravitë, në namazin e çdo mbrëmjeje gjatë muajit të Ramazanit, kur macja u hodh mbi dhe më pas hipi në sup.

https://www.bbc.com/news/av/world-africa-65196904

 

LEXO EDHE:

Back to top button