Strategjia që planifikon Barça për nënshkrimin e Mesit

Drejtuesit e skuadrës Blaugrana kanë vendosur të nisin një strategji të re në mënyrë që në merkaton e radhës të mos kenë problem të përballen me rikthimin e Leo Mesit. Siç ka raportuar “Relevo”, menaxhmenti i klubit planifikon të kërkojë ulje kolektive të pagave (me 15%) për lojtarët e ekipit të parë.
Përveç kësaj, sipas asaj që bën me dije faqja e internetit “FC Barcelona Noticias”, Barça tashmë ka nisur të bisedojë me futbollistët për të ndërmarrë këtë strategji.
Pavarësisht kësaj, është ende herët për të folur për shifra, pasi Barcelona do të presë një raport të detajuar të të gjitha humbjeve të prodhuara gjatë gjithë sezonit për të marrë masa për këtë çështje dhe për të luftuar për rikthimin e Leo Mesit.