Goretzka: Ky turne nuk krahasohet më asnjë tjetër

Sonte në mbrëmje do të luhet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve midis Man. Sitit dhe Bajern Munihut. Bavarezët synojnë të eliminojnë kampionët e Anglisë dhe një nga protagonistët në fushë do të jetë Leon Goretzka. Në një intervistë për “uefa.com”, mesfushori gjerman rrëfen se himni i këtij kompeticioni e drithëron sa herë e dëgjon.

“Himni i Ligës së Kampionëve është melodia më e bukur në botë. Nuk ngopem së e dëgjuari dhe asnjëherë nuk merzitem. Sa herë që luan dhe e dëgjon atë këngë më hyjnë drithërimat në trup”, u shpreh Goretzka.

 

“Kur isha fëmijë dhe e dëgjoja atë këngë e imagjinoja veten time gjithnjë në fushë duke përshëndetur tifozët para ndeshjes. Tashmë kjo ëndërr është është bërë realitet. Liga e Kampionëve është unike. Disa ditë para ndeshjes nis të stërvitesh me topin e këtij kompeticioni dhe i thua vetes “po mbërrin mbrëmja e Champions”. Është diçka magjike, unike. Ky turne nuk krahasohet me asnjë tjetër”, tha Goretzka.

LEXO EDHE:

Back to top button