Arrestohet kryetari i Budvës, Milo Bozhoviq

Arrestohet kryetari i Budvës, Milo Bozhoviq

Kryetari i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, është arrestuar në një aksion policor që po zhvillohet sot në disa qytete malazeze.

Arrestimi është kryer nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, dhe Bozhoviq është arrestuar në shtëpinë e tij në qendër të Budvës, raporton vijesti.

Sipas informacioneve të këtij mediumi malazez, arrestimet kanë nisur në ora 4 të mëngjesit të sotëm në në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.

“Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, me mbështetjen dhe ndihmën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit – EUROPOL, Departamenti i Policisë Speciale, me ndihmën logjistike dhe operative të Njësisë Antiterroriste të Policisë, ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të hetimeve në dy lëndë penale. Për privimin e mundshëm të lirisë së personave të caktuar dhe për rezultatet e masave dhe veprimeve në vazhdim publiku do të informohet me kohë”, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi Vukas Radonjiq.

Nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Budvës kanë thënë se Bozhoviq nuk është arrestuar, por se Prokuroria e ka thirrur në pyetje.

Sipas TVCG-së, Bozhoviq akuzohet për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale!

LEXO EDHE:

Back to top button