Recesioni në Maqedoni, biznesmenët thonë se nuk janë të befasuar

Komuniteti i biznesit nuk është i befasuar nga rezultatet e dobëta të ekonomisë së brendshme. Recesioni ishte i pashmangshëm duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga pandemia, thonë biznesmenët. Ata presin periudhë më të vështirë me rënie më të madhe të Prodhimit Bruto Vendor nga ajo që e pret Qeveria. Nevojiten hapa konkret, thotë profesori universitar Goran Rafajllovski kurse prioritet duhet të jetë eliminimi i ekonomisë gri.

https://youtu.be/qivQOM6zfuw

Puna e duhur dhe me prioritet e Qeverisë, nëse dëshiron të ndihmojë komunitetin e biznesit, është të zgjidhë ekonominë gri, e cila fatkeqësisht tashmë përbën 40 % të lëvizjeve totale ekonomike”-tha Goran Rafajllovski, profesor universitar dhe biznesmen.

Rimëkëmbje të ekonomisë mund të presim pas gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, por deri atëherë, Odat ekonomike kërkojnë nga Qeveria të marrë masa për të ndihmuar ekonominë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kryesisht nga sektori i prodhimit, shërbimit dhe turizmit janë ndër më të prekurit, por sektorët e tjerë janë gjithashtu në gjendje të dobët. Situata në tregun e punës po përkeqësohet, gjë që do ta komplikojë më tej situatën. Pa masa konkrete financiare dhe mirë të targetuara, përsëri do të kemi periudhë të vështirë”-thonë nga Lidhja e odave ekonomike.

Rënia nga -3.3 % e Prodhimit Bruto Vendor për tremujorin e tretë dhe hyrja zyrtare e vendit në recesion është fiasko ekonomike e kësaj qeverie, reagon VMRO-DPMNE. Sipas opozitës, shteti ka prekur fundin në të gjitha segmentet. Qeveria, megjithatë, mbetet në projeksionin e saj se vitin do ta përfundojmë me rënie prej – 4.4 % të PBV-së dhe parashikimet e Bankës Popullore janë më të këqija, kështu që ata presin rënie totale prej -4.9 %.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button