Kamillovska-Tërpovska: Pse një projekt që është për të mirën e qytetarëve të trajtohet si i fshehtë?

Kamillovska-Tërpovska: Pse një projekt që është për të mirën e qytetarëve të trajtohet si i fshehtë?

Për menaxheren e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Snezhana Kamillovska-Tërpovska, është e pakuptimtë që marrëveshja me Behtel dhe Enka të trajtohet si i fshehtë, sepse siç u shpreh ajo në “360 Gradë” në Alsat, bëhet fjalë për projekt për të mirën publike, gjegjësisht për nevojën e qytetarëve.

“Retorika se ka sekrete të veprimtarisë, të cilat i nevojitet Bhtel dhe Enka, vlerësoj se nuk janë adekuate dhe se nuk duhet të shfrytëzohen në këtë terminologji, për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje, për të cilën edhe vet Qeveria shprehet se është për të mirën e qytetarëve. Bëhet fjalë për investim kapital infrastrukturor. Nga këtu parashtrohet pyetja, pse ishte e nevojshme që qeveria të klasifikoj çfarë do qoftë marrëveshje i cili është për të mirën e qytetarëve”, tha Kamillovska-Tërpovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button