Një aplikacion që ju lejon të rijetoni kujtimet tuaja
Një aplikacion që ju lejon të rijetoni kujtimet tuaja

Kujtesa është një nga aftësitë më të gëzueshme dhe më të dhimbshme të qenieve njerëzore. Teknologjia ka bërë një rrugë të gjatë për të na ndihmuar të ruajmë kujtimet më të mira, por shikimi i videove në shtëpi nuk është njësoj si të përjetosh momentin real.
Andrew R. McHugh shpreson të mbyllë këtë boshllëk me një aplikacion të ri të quajtur Wist, i cili premton t’i lejojë përdoruesit të regjistrojnë video në telefonat e tyre dhe t’i transformojnë ato në video 3D që mund të shikohen në një telefon me opsionin për realitetin e shtuar ose mjetin e realitetit virtual.
McHugh, CEO dhe bashkëthemelues i aplikacionit, shpjegoi se aplikacioni duhet të ngjall një ndjenjë mallimi dhe kujtimi.
– Gjyshja ime vdiq kur isha në shkollë të mesme. Kam disa kujtime nga ajo kohë, por nuk i mbaj mend mirë. Ne kemi disa foto dhe video, por nuk është se unë jam atje… dhe ajo nuk e ka takuar kurrë fëmijën tim – thotë McHugh.
Aplikacioni i tij synon ta ndryshojë këtë dhe të bëjë të mundur ruajtjen e kujtimeve përgjithmonë në një version 3D. Një video që tregon se si funksionon aplikacioni është shpërndarë në Twitter. Ndërsa shumëve iu duk interesante apo futuriste, të tjerë komentuan se ishte distopike dhe u kujtuan atyre serialin Black Mirror.
Your memories — how you remember them pic.twitter.com/eRwIK6xYTF
— Wist: Immersive Memories (@WistLabs) February 21, 2023