Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, shkaktojnë edhe reagimin e ministrisë së Drejtësisë

Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, shkaktojnë edhe reagimin e ministrisë së Drejtësisë

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, gjegjësisht me shkarkimin e kryetares së këtij institucioni, ka reaguar edhe ministria e Drejtësisë. Nga ky dikaster shprehen se këto zhvillime do të ndikojnë në besueshmërinë e mëtejme të qytetarëve ndaj gjyqësorit.

“Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm të qytetarëve në gjyqësor.

Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit Gjyqësor që të dërgojë në shqyrtim procesverbalin e seancës së 438-të, si dhe Rendin e miratuar ditor. Shpresojmë dhe urojmë që situata e përgjithshme të tejkalohet dhe Këshilli Gjyqësor të jetë organ që do të kujdeset për reputacionin e gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button