VIDEO/Borusia ndalet në barazim, hap rrugën Bajernit drejt titullit kampion

Borusia Dortmund nuk ia ka arritur të shënojë fitore ndaj Bohumit si mysafir (1-1), në kuadër të javës së 30-të. Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë që u shënuan nga të dy skuadrat.
Anthony Losilla arriti të shënojë në portën e Gregor Kobel, që në minutën e pestë. Borusia Dortmund barazoi në minutën e shtatë me golin e Karim Adejemi. “Milionerët” kishin shumë raste të shënonin në pjesën e parë, por nuk ia arriti.
Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i për rasteve, edhe pse Borusia Dortmund shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Borusia Dortmund ka aktualisht 61 pikë, dy më pak se Bajern Munihu, që ka një ndeshje më pak.